KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Supremja vërteton dënimin me 21 vjet burgim për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari
Siguri

Supremja vërteton dënimin me 21 vjet burgim për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari

Kosova News
Kosova News 14:37 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e dy të të dënuarve për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 dhjetor të vitit 2022 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Ky vendim ishte vërtetur më 30 qershor 2023 edhe nga Gjykata e Apelit.

Të enjten Gjykata Supreme ka njoftuar se i ka lënë në fuqi vendimet e shkallëve më të ulëta dhe ka refuzuar kërkesat e të dënuarve.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: L.G. për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, thuhet se janë hedhur si të palejuara.

Sipas aktgjykimit të Supremes mbrojtja e të dnëuarit Labinot Gruda kishte kërkuar që vendimi për të të ndryshohet.

“Mbrojtësi i të dënuarit L.G., avokati Tahir Rrecaj nga Prishtina, për shkak të shkeljes së ligjit penal, shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, të aprovoj si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, aktgjykimet e kundërshtuara t’i ndryshon dhe të dënuarin të e liroj nga akuza për veprën penale pastrimi i parave (pika e tretë e dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë), të dënuarit të i shqiptoj dënim më të butë për veprat penale të shpallur fajtor ose aktgjykimet e kundërshtuara të i anulon dhe lëndën ta kthej në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë vetëm për veprën penale pastrimi i parave (pika e tretë e dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë)”, citohet kërkesa e mbrojtjes së Grudës në aktgjykimin e Supremes.

Njësoj kishte kërkuar edhe mbrojtësi i të dënuarit Kadri Shala.

“Mbrojtësi i të dënuarit K.Sh., avokati Florent Latifaj nga Prishtina, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, të aprovoj si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?