Dy të dyshuara janë arrestuar pasi kanë sulmuar dy zyrtare policore në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut.
Policet kanë marrë trajtim mjekësor, e njëra prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje kurse tjetra është liruar.
“Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

