Tre persona janë arrestuar pasi kanë penguar dhe sulmuar dy policë, derisa ishin duke shqiptuar një gjobë për zhurmë në lokal.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Dalmatët”, në Prishtinë, të hënën para mesnatës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.


