Arrestohen tre persona nga Policia e Kosovës pasi sulmuan dy persona zyrtar në Ferizaj.
“Janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy personat zyrtarë”.
Ndërsa sipas policisë të dyshuarit, janë liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


