Një person në Lipjan është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Të dielën, i dyshuari duke i kanosur verbalisht zyrtarët policorë, ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre, pasi që ata i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit për shkaktim të kundërvajtjes në trafik, njofton Policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi të njëjtit zyrtarët policor i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit për shkaktim të kundërvajtjes në trafik , mirëpo i njëjti duke i kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, njofton policia.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


