KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi, Prokuroria tregon nëse i dyshuari ka të kaluar kriminale
Siguri

Sulmi seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi, Prokuroria tregon nëse i dyshuari ka të kaluar kriminale

Kosova News
Kosova News 09:22 -01/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Alpinistja Mrika Nikçi është sulmuar seksualisht në qendër të Pejës, gjatë kësaj jave. Momentin e sulmit, ajo e ka publikuar në profilin e saj në Facebook. I dyshuar për rastin është Flori Beqiri.

Për rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi tha se rasti ka ndodhur më 27 shtator dhe pas sigurimit të videoincizimeve është arritur të identifikohet personi, i cili më pas është arrestuar.

“Rasti ka ndodhur më datën 27 shtator, ndërkaq pasi është raportuar rasti kanë qenë të angazhuar dy prokuror të shtetit dhe njësitë relevante policore, me ç’rast pas sigurimit të videoincizimeve është arritur të identifikohet personi më pas është arrestuar dhe është dërguar në ndalim 48 orësh, besoj që nesër prokurori i shteti do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe gjyqtari i procedurës paraprake duhet të mbajë seancën brenda 48 orëve”, tha Nikçi.

Ai u shpreh se me aq sa ka informacione, i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale.

- Reklamë -

“Zonja Mrika ka pasur një guxim të jashtëzakonshëm që e ka publikuar këtë video. Publikimi ka ndodhur pas arrestimit, pra disa orë pas arrestimit të tij. Ajo çfarë është parë është shokuese dhe besoj që prokurori i shtetit së bashku me njësitet relevante policore do të bëjë veprimet hetimore që të ndriçohet kjo çështje penale më plotëni dhe në koordinim edhe me gjykatën besoj që do të caktohet edhe masa e paraburgimit. Aq sa kam unë informata, i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale, mirëpo ky veprim ka qenë shokues, për shkak se është e papranueshme sjellja dhe mënyra se si është kryer kjo vepër penale”, tha Nikçi.

Për rastin njoftoi vetë Nikçi, e cila tha se i dyshuari është anëtar i një familje të njohur në Pejë.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Lexoni po ashtu:

Skandaloze: Në Pejë sulmohet seksualisht alpinistja Mrika Nikçi, publikon pamjet nga rasti i tmerrshëm
Sulmi seksual ndaj qytetares në Pejë, Haxhiu kërkon sensibilizim të opinionit

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kosova News 01/10/2022 01/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?