KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi ndaj Muhaxherit dyshohet se lidhet me investimin e ujësjellësit në fshatin Stankaj të Rugovës
Politikë

Sulmi ndaj Muhaxherit dyshohet se lidhet me investimin e ujësjellësit në fshatin Stankaj të Rugovës

Kosova News
Kosova News 12:19 -28/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri të shtunën së bashku me një tjetër person ishin cak i një sulmi fizik në mes të qytetit.

Lidhur me këtë rast tashmë dy të dyshuarit gjenden në ndalim policor.

Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Themelore të Pejës është mbajtur seanca dëgjimore, ku Prokuroria Themelore e Pejës kërkoi që të njëjtëve tu caktohet masa e paraburgimit.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Telegrafin se ende nuk kanë marrë përgjigje nga gjyqtari nëse është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Ai bëri të ditur se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Nikçi gjithashtu theksoi se deri tek sulmi ndaj kryetarit Muhaxheri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një investimit të ujësjellësit nga Komuna e Pejës në fshatin Stankaj të Rugovës.

“Të dyshuarit janë vëllezër dhe vijnë nga fshati Stankaj i Rugovës dhe dyshohet se për shkak të detyrës zyrtare që ka kryer kryetari i Pejës, respektivisht Komuna e Pejës në zonën e Rugovës në fshatin Stankaj lidhur me një ujësjellës, dyshimet fillestare janë se për këtë arsye është sulmuar kryetari”, tha Nikçi.

Ai shtoi se të pandehurit dyshohet se kanë qenë kundër këtij investimi nga komuna në këtë fshat dhe se për këtë arsye kanë sulmuar kryetarin.

Nikçi theksoi se hetimet do të zbardhin të gjitha detajet rreth këtij rasti, derisa u shpreh se “Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të intervistohen persona të ndryshëm, rreth këtij rasti”.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 28/10/2024 28/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?