KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi i grupit serb në Kosovë- Ministrja gjermane, Annalena Baerbock e konsideron shqetësuese situatën në Ballkan teksa niset në Shqipëri
Politikë

Sulmi i grupit serb në Kosovë- Ministrja gjermane, Annalena Baerbock e konsideron shqetësuese situatën në Ballkan teksa niset në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 10:33 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të udhëtojë të enjten në Shqipëri, në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Baerbock do të bisedojë me liderët e dy vendeve dhe do të vazhdojë t’iu bëjë thirrje palëve që t’i ulin tensionet, në margjina të një takimi me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ka thënë zyra e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Takimet në Shqipëri do të mbahen në kuadër të “Procesit të Berlinit”, i lansuar më 2014 për të promovuar bashkëpunim në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kriza e fundit mes Kosovës dhe Serbisë është përshkallëzuar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmit është vrarë një zyrtar policor ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Baerbock ka thënë se situata në rajonin e Ballkanit është “shqetësuese”.

“Serbia ka për detyrë të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna”, është cituar të ketë thënë ajo.

Sipas saj, shenjat fillestare që ushtria serbe e ka zvogëluar prezencën në kufi me Kosovën përbën hap fillestar të rëndësishëm, mirëpo duhet marrë edhe hapa shtesë drejt uljes së tensioneve.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani ka thënë se aktualisht nuk ekzistojnë plane për rritje të numrit të ushtarëve gjermanë, të angazhuar në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 71 ushtarë gjermanë./rel

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?