Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael dhe sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Në njoftimin e lëshuar nga ministria, kërkohet nga të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë me ambasadën.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare 🇦🇱 në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, thuhet në njoftim.


