KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulm me bombë pranë ndërtesave ministrore në Turqi
Botë

Sulm me bombë pranë ndërtesave ministrore në Turqi

Kosova News
Kosova News 10:54 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha të dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Mediat turke raportuan më herët se një shpërthim u dëgjua afër Parlamentit dhe ndërtesave ministrore.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social X se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.

Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.

Një ekspert i asgjësimit të bombave në vendin e ngjarjes, pas një sulmi me bombë në Ankara, Turqi, 1 tetor 2023.
Një ekspert i asgjësimit të bombave në vendin e ngjarjes, pas një sulmi me bombë në Ankara, Turqi, 1 tetor 2023.

Yerlikaya tha se sulmuesit mbërritën në kompleksin ministror me një veturë të vogël komerciale.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen ekipet e shpëtimit duke punuar pranë një veture të parkuar në zonën pranë Parlamentit të Turqisë dhe ndërtesave ministrore.

Policia e ka mbyllur qasjen në qendër të qytetit.

Dy oficerët e plagosur po trajtohen në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë, sipas mediave lokale./rel

Gjithashtu lexoni:

Bashar al-Asad dënohet me vdekje

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?