KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Çdo suficit buxhetor mbi 9%, është tregues i korrupsionit potencial”, kishte thënë Totaj në fushatë, tash Prizreni ka 9 milionë të pa shpenzuara
Politikë

“Çdo suficit buxhetor mbi 9%, është tregues i korrupsionit potencial”, kishte thënë Totaj në fushatë, tash Prizreni ka 9 milionë të pa shpenzuara

Kosova News
Kosova News 17:40 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prizrenit e udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së, gjatë vitit të kaluar nuk ka arritur t’i shpenzojë nga buxheti i saj gjithsej 8 milionë e 984 mijë e 5 qind e 79 euro e 71 centë, shkruan KosovaNews.

Lidhur me këtë ka reaguar gjatë seancës së Kuvendit Komunal, asamblistja e LVV-së Dafina Alishani, duke pyetur se si ndodhi që menaxheri i certifikuar për performancë Shaqir Totaj lë të pa shpenzuar këto mjete.

Ajo gjithashtu ka reaguar për mungesën e drejtorëve Komunalë në seancë për ta sqaruar mos shpenzimin e këtyre mjeteve.

“Po më vjen tepër keq se këtu ka njerëz që kanë reaguar e kanë lëshuar sallë kur nuk ka pasë drejtor këtu. E njëjta PDK, ka lëshuar sallë kur s’kanë qenë drejtorët këtu. Tash vetë këta po heshtin edhe kur po i shohin mungesën e drejtorëve të tyre”, ka theksuar Alishani.

Ajo, po ashtu ka kërkuar llogari nga kryetari Totaj i cili nuk ishte prezent në seancë, duke e fajësuar me ikje nga përgjegjësia.

“Kryetari i Komunës, na ka pasë lodhë me atë performancë, me ato certifikata na ka lodhë krejt fushatën. Qe tash po e shohim performancën tuaj. Ju midis pandemisë, keni dalë më media dhe keni kërkuar llogari për suficit. Tash po bejka me u arsyetu në inflacion. E ne kur jemi arsyetuar me pandemi, keni thënë s’na intereson neve se jeni të pa aftë me menaxhu. Vet Kryetari Totaj ka dal në konferenca për media midis pandemisë e ka kërku llogari prej kryetarit të kaluar. Tash me qetësi po doni me e kalu këtë.. 9 milionë euro nuk po di me i shpenzu menaxheri i njohur bashkë me ekzekutivin e tij edhe kurrgjë kërkujna”, u shpreh Alishani.

 “A keni përgjegjësi ndaj qytetarëve, se me këto premtime ju keni aradhe këtu. Keni thënë që ju jeni më të mirë.”, ka thënë Alishani.

Lidhur me suficitin 9 milionësh kanë reaguar edhe nga LDK-ja, duke ia përkujtuar Totajt kohën e fushatës ku në një përballje televizive kishte thënë se “Çdo suficit buxhetor mbi 9%, është tregues i korrupsionit potencial”./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?