KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suedia stërvitet për të mbrojtur veten dhe partnerët e NATO-s
Siguri

Suedia stërvitet për të mbrojtur veten dhe partnerët e NATO-s

Kosova News
Kosova News 19:36 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një plan trevjeçar për të ofruar mbështetje shtesë për Ukrainën në një vlerë prej më shumë se 7 miliardë dollarësh. Vendimi vjen mes shqetësimeve që lidhen me agresionin në rritje të Rusisë.

Në bazën e ushtrisë suedeze, Kvarn, forcat amerikane dhe suedeze po zhvillojnë aftësitë e tyre ushtarake në betejat urbane. Gjatë kësaj stërvitjeje, ushtarët amerikanë po simulojnë çlirimin e një qyteti të pushtuar nga rusët, rolin e të cilëve e luajnë forcat suedeze.

Johan Strom është rreshter major i forcave të armatosura suedeze dhe kreu i Qendrës së Stërvitjes Luftarake të Ushtrisë suedeze për operacionet në terrenin urban në Kvarn. Ai thotë se ky objekt që përdoret për stërvitje është një nga më të avancuarit nga pikëpamja teknologjike në Evropë, i pajisur me sisteme lazer dhe video kamera.

“E veçanta e këtij objekti është se çdo ndërtesë është një lojtar në sistemin tonë të simulimit”, thotë ai.

Objekti u ndërtua 10 vite më parë për të kryer stërvitje në një mjedis të vërtetë luftarak. Zoti Strom shpjegon se lufta e Rusisë në Ukrainë ka shtyrë ushtrinë suedeze të intensifikojë stërvitjen e saj për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse.

“Intensiteti i luftës në Ukrainë vazhdon të rritet që nga viti 2014 dhe ka një ndjenjë edhe më të madhe urgjence në Evropë, në botë, si edhe në Suedi”, shton ai.

Suedia ka një nga forcat ushtarake më të fuqishme në rajon. Komandanti i bazës ushtarake në Kvarn, nënkoloneli Ola Sandberg, shpjegon se vendi i tij ka forcuar trupat ushtarake për arsye historike. Ai vë theksin tek përpjekjet e tyre të vazhdueshme për stërvitje dhe përgatitje.

“Si një vend jo-anëtar i NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë dhe një vend neutral gjithashtu, Suedisë i duhej të ndërtonte një aftësi të fortë ushtarake, të ishte në gjendje të mbrohej dhe të kishte gjithashtu një kompleks të madh ushtarako-industrial ku të mbështetej kjo forcë”.

Tashmë si një vend anëtar i NATO-s, Suedia do të shpenzojë këtë vit për mbrojtjen më shumë se 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj. Synimi është forcimi i NATO-s me aftësi të rëndësishme detare dhe ajrore, si dhe t’i sigurojë asaj kontrollin mbi Detin Baltik e hyrjen në Arktik.

Përveç avantazheve teknologjike, ushtria suedeze përfiton nga një sistem rekrutimi neutral ndaj gjinisë, i cili ofron një grup më të gjerë nga mund të përzgjidhen ushtarët dhe oficerët, thotë komandantja e batalionit, nënkolonelja Liridona Dauti. Rreth 4 milionë suedezë, pothuajse një numër i barabartë grash, vajzash e burrash, të moshës 17 deri në 47 vjeç, konsiderohen të përshtatshëm për shërbimin ushtarak.

“Nuk ka dallim mes gjinive dhe kjo është në fakt forca e trupave suedeze të mbrojtjes. Nuk ka rëndësi se çfarë gjinie është një person. Ajo që ka rëndësi është se çfarë detyre do të zgjedhë”, thotë ajo.

Ushtarakja, nënë e tre djemve e në pritje të një fëmije të katërt, e sheh me shqetësim faktin se si sulmi rus në Ukrainë ka ndryshuar me shpejtësi mjedisin e sigurisë në Evropë.

Liridona Dauti thotë se djemve të saj mund t’u duhet të shkojnë ushtarë, por ajo dhe vendi i saj po bëjnë gjithçka që munden sot, për t’u siguruar që nuk do të kenë nevojë të luftojnë në të ardhmen/ voa

Gjithashtu lexoni:

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike
12:58 -07/08/2026
Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?