KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjeç për krime të rënda
Botë

Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjeç për krime të rënda

Kosova News
Kosova News 14:19 -27/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Suedia po ecën përpara me planet për ta ulur moshën e përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjet për raste të rënda, në përpjekje për t’u përballur me rritjen e numrit të fëmijëve të rekrutuar nga bandat kriminale për të kryer krime të dhunshme pa u përballur me pasoja të rënda  ligjore.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, ka deklaruar se vendi ndodhet në një “situatë emergjente” dhe se ndalimi i përdorimit të fëmijëve nga rrjetet kriminale është një detyrë kyçe për  Qeverinë.

Megjithatë, disa institucione, përfshirë Policinë, Shërbimin korrektues dhe Prokurorinë, kanë shprehur kundërshtime ndaj këtij propozimi duke paralajmëruar se masa mund të çojë në përfshirjen e fëmijëve edhe më të vegjël në krime.

Nëse miratohet, ligji pritet të hyjë në fuqi këtë verë.

Strommer ka theksuar se propozimi nuk përbën  “ulje të përgjithshme të moshës së përgjegjësisë penale, por do të zbatohet vetëm për “krime më të rënda” si vrasja, tentativa e vrasjes, shpërthimet e rënda me bomba, veprat e rënda me armë dhe përdhunimi.

Sipas propozimit, disa prej këtyre të miturve mund të përballen me dënime me burgim në raste të caktuara.

Të dhënat e Këshillit Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit tregojnë se numri i veprave penale të regjistruara, të lidhura me të dyshuar nën moshën 15 vjeç, është dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Qeveria aktuale erdhi në pushtet në vitin 2022 me zotimin për të ashpërsuar luftën kundër krimit të organizuar. Në fillim të vitit të kaluar, një hetim i urdhëruar nga Qeveria rekomandoi uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 14 vjeç për raste të rënda.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 27/01/2026 27/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?