KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studimi i fundit: Ushqyerja me gji mbron nga kanceri i gjirit
Shëndetësi

Studimi i fundit: Ushqyerja me gji mbron nga kanceri i gjirit

Kosova News
Kosova News 10:30 -23/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushqyerja me gji nxit një rritje të qelizave imune të afta për të neutralizuar çdo kërcënim tumoral dhe përfitimet mund të zgjasin për dekada. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në revistën “Nature”, duke zbuluar mekanizmin që shpjegon se si ushqyerja me gji mbron nga kanceri i gjirit.

Sipas studiuesve, ushqyerja me gji nxit rritjen e një grupi qelizash imune, limfocitet T citotoksike (CD8+), që kanë aftësinë të njohin dhe të shkatërrojnë qelizat e dëmshme, përfshirë ato kancerogjene. Përfitimet e këtij procesi mund të zgjasin për dekada pas lindjes.

Studimet e mëparshme kanë treguar se për çdo vit ushqyerjeje me gji, rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ulet me rreth 4.3%. Gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit, gjiri pëson ndryshime të rëndësishme për prodhimin dhe ndalimin e qumështit. Pikërisht në këtë fazë, shumë qeliza T citotoksike migrojnë në indin e gjirit, ku mbeten si “roje lokale” të gatshme të neutralizojnë çdo kërcënim tumoral.

Onkologjia australiane Sherene Loi dhe ekipi i saj në Qendrën e Kancerit Peter MacCullum analizuan mostrat e indeve të 260 grave, me dhe pa përvojë lindjeje apo ushqyerjeje me gji. Rezultatet treguan se gratë që kishin ushqyer me gji kishin më shumë qeliza imune mbrojtëse në indin e gjirit, dhe këto qeliza qëndronin për shumë vite.

Në eksperimente me minj, tumoret u rritën më ngadalë tek ato që kishin kaluar një cikël të plotë lindjeje dhe ushqyerjeje me gji, ndërsa tek minjtë që nuk kishin ushqyer me gji, tumoret u zhvilluan më shpejt. Analiza të mëtejshme me mbi një mijë gra me kancer të gjirit trefish negativ treguan se ato që kishin ushqyer me gji kishin një mbijetesë më të gjatë.

Studiuesit theksojnë se duhen kërkime të reja për të kuptuar se cilat proteina aktivizojnë këto qeliza imune dhe si mund të imitohet ky efekt mbrojtës tek gratë që nuk kanë ushqyer me gji, me synimin për të zhvilluar strategji parandaluese universale kundër kancerit të gjirit. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 23/10/2025 23/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?