KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studimet e fundit- Arsyeja pse qentë mund të nuhasin shumë sëmundje te njeriu
Kuriozitete

Studimet e fundit- Arsyeja pse qentë mund të nuhasin shumë sëmundje te njeriu

Kosova News
Kosova News 15:00 -12/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prej kohësh ka qenë e njohur që qentë, veçanërisht ata të racave Labrador, Njufaundlaend, Dalmatë dhe Shën Bernardino, dinë si t’i nuhasin sëmundjet, veçanërisht disa tumore (si tumoret e gjirit, prostatës apo ato në mushkri), përpara se ato të shkaktojnë shenja të dukshme klinike.

Por çfarë nuhasin ata? Përgjigjen e ka dhënë së fundmi një studim mbi 1260 njerëz i botuar në “PNAS” nga studiues suedezë të Institutit Karolinska drejtuar nga Sinisa Bratuliç.

Ata po kërkonin një metodë joinvazive për zbulimin e hershëm të tumoreve përmes urinës, aroma e së cilës i jep mundësi qenve të perceptojnë jo vetëm praninë e tumoreve, por edhe atë të diabetit apo edhe krizës epileptike, të migrenës apo narkoleptike disa orë përpara se ajo të ndodhë.​

Studiuesit suedezë arritën fillimisht të identifikonin 14 lloje të ndryshme tumori bazuar në përqendrimin e glikozaminoglikanëve (GAG), të cilat janë normalisht pjesë e matricës jashtë–qelizore të tendinave, të cilat së bashku me elastinën edhe kolagjenin, u japin veti elastike që lejojnë shtrirjen e tyre.

Këto polisakaride ndryshohen para kohe nga tumoret, duke u shpërbërë në gjak dhe urinë. Duke i kërkuar ato edhe në plazmën e gjakut, studiuesit suedezë arritën të identifikojnë një ndjeshmëri të testit midis 41.6 dhe 62.3 për qind dhe një ndjeshmëri specifike në masën 95 për qind për tumoret që ishin ende në fazën e tyre të parë.

Pra një saktësi diagnostike, që është sa dyfishi i çdo metode tjetër të disponueshme sot. Po çfarë arome kanë glikozaminoglikanet që arrin të nuhaten nga qentë? Për ne njerëzit ato janë pa erë, por jo për miqtë tanë katërputroshë, shqisa e nuhatjes e të cilëve përmban 150-300 milionë qeliza në varësi të racës.

Ndërkohë njeriu ka vetëm 5 me një zonë të trurit që shërben për njohjen e aromave prej rreth 5 centimetra katrorë, krahasuar me madhësinë e zonës celebrale të qenit prej 150 cm2. Verën e vitit të kaluar, një studim nga kërkuesit në Universitetet e Nju Jorkut dhe San Françiskos i drejtuar nga Filipa Xhonson, dhe i botuar në “Journal of Neuroscience”, zbuloi një rrjet prej 5 lidhjesh nervore që na mungojnë ne njerëzve, dhe që tek qeni shtrihen nga hunda në zona të tjera të truri: lobi okupital, trakti kurrizor kortikal, sistemi limbik, lobi piriformis dhe korteksi entorhinal.

Kjo strukturë e veçantë shpjegon edhe arsyen pse qeni mund të integrojë stimujt e nuhatjes në funksionimin e tij njohës, në mënyrë që aromat të bëhen për të si një “libër i hapur”. Sot ka shumë raporte që tregojnë se qentë janë në gjendje të perceptojnë erën e disa sëmundjeve.

Për shembull diabeti ose ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak. Nga ana tjetër, mjeku i famshëm Tomas Uillis i viteve 1600 përdorte shijen në vend të erës. Duke shijuar urinën e diabetikëve, ai ishte i pari që zbuloi se urina e tyre ishte jashtëzakonisht e ëmbël, sikur të kishte sheqer apo mjaltë. Megjithatë, qentë i nuhasin ndryshimet e sheqerit në gjak edhe para se të fillojë diabeti, dhe i paralajmërojnë pronarët e tyre përmes sjelljeve anormale të kërkimit të afërsisë fizike, sikur të kuptonin se pronarët e tyre kanë nevojë për kujdes. Aspekti më befasues, është se qentë ndjejnë gjithashtu edhe afërsinë e sulmeve të sëmundjeve të tilla si migrena, epilepsia ose narkolepsia, për të cilat nuk ka ende teste klinike.

Me sa duket në këtë rast, në vend të urinës, ata perceptojnë rritjen e shënuesve të stresit të shkaktuar nga shfaqja e krizave të tilla tek djersa dhe frymëmarrja, siç zbulohet nga një studim i fundit irlandez i publikuar në “PLOSone”.

Aftësia e qenve për të nuhatur aromat që janë të padukshme për ne, i bën ata shumë të çmuara në të gjitha situatat ku hunda është thelbësore, si kërkimi i të mbijetuarve nga fatkeqësitë natyrore apo në operacionet kundër trafikut të drogës, ku policia i shumëfishon aftësitë e saj me ndihmën e edukatorëve të qenve dhe veterinerët, përmes përdorimit të së ashtuquajturës metoda e “përforcimi pozitiv”, e cila e shpërblen qenin për njohjen e një arome të caktuar.

Gjithashtu lexoni:

‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Mjaftojnë tre përbërës që atletet tuaja të vjetra të shkëlqejnë si të reja: Riktheni bardhësinë e tyre!

Kosova News 12/02/2023 12/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Rizvanolli: `Importi i energjisë nga Serbia` është dezinformatë
21:48 -21/06/2025
Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar
21:38 -21/06/2025
Koha për zgjim ekonomik, Kosova ka nevojë për prioritete që sjellin rezultate
21:11 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?