KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studentët të zhgënjyer me parkingun nëntokësor: Na u mor hapësira e gjelbëruar dhe iu dha bizneseve
Lajme

Studentët të zhgënjyer me parkingun nëntokësor: Na u mor hapësira e gjelbëruar dhe iu dha bizneseve

Kosova News
Kosova News 21:21 -15/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tashmë kur janë finalizuar punimet në parkingun nëntokësor në hapësirat e oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për çmimet e larta të parkingur, kurse studentët po i pengon fakti që hapësira e gjelbëruar në oborrin e fakultetit, është thyer në hapësirë komerciale për biznese.

Blerta Zeqiraj nënkryetare e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për Telegrafin tha se tanimë nuk ka hapësira të mjaftueshme për studentët.

Ajo tutje shtoi se hapësirat e gjelbëruara janë kthyer në ambiente të bizneseve të cilat sipas saj do të bojkotohen nga vetë studentët.

“Kjo i ndikon drejtpërdrejt te studentët, pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme rekreative ku studentët mund të dalin në pauzë. Në vend të hapësirës rekreative në oborrin e fakulte të Universitetit të Prishtinës janë ngritur biznese private, të cilat do të bojkotohen nga studentët e Fakultetit Filologjik”, tha Zeqiraj.

Zeqiraj po ashtu deklaroi se nuk janë kundër projektit në tërësi, por shqetësues është fakti që hapësira e oborrit është reduktuar.

Sipas saj nga legjislatura e kaluar e Komunës së Prishtinës iu ishte premtuar se do të ketë më shumë hapësira për ta, por  një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Në thelb nuk jemi duke e kritiku projektin si tërësi, por për ne është shqetësues fakti, që hapësirat e gjelbërura janë reduktuar, e neve na është premtuar e kundërta. As statuja e Fehmi Aganit nuk është rivendosur në vendin ku ishte, por e ka mbuluar pluhuri ne podrumin e Filologjisë. Nga Komuna na është premtuar që do të ketë hapësira më të mëdha të gjelbëruara, gjë që  nuk ka ndodhë. Në anën tjetër deri me tani nuk kemi kurrfarë reagimi nga udhëheqësia e tanishme e Komunës së Prishtinës”, deklaroi ajo.

Ndërsa Erëza Arifi, studente, tha se ndjehet e zhgënjyer me planin përfundimtar të parkingut nëntokësor pranë filologjikut.

“Ne si studentë të Fakultetit të Filologjisë ndihemi shumë të zhgënjyer me përfundimin e këtij projekti, shkaku se që nga fillimi është premtuar se hapësira e gjelbëruar do të rikthehet edhe më mirë se përpara, e jo për t’u zëvendësuar me hapësira për zhvillime te bizneseve të ndryshme”, tha ajo  për Telegrafin.

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë. Dy kate me nga 11 mijë e 500 metra katrorë dhe përafërsisht 700 vende të parkingu  të gatshme për tu shfrytëzuar nga qytetarët. Hapja solemne e këtij parkingu pritet të bëhet në fund të muajit nëntor.

Gjithashtu lexoni:

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

Kosova News 15/11/2022 15/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë
12:39 -14/06/2025
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë
12:13 -14/06/2025
MPB i heq shtetësinë N.V.: Dyshohet për veprime që rrezikojnë sigurinë
11:54 -14/06/2025
Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
11:13 -14/06/2025
Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm
10:59 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?