KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën
PolitikëSiguri

Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 16:44 -14/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ukrainës po i mbarojnë municionet për luftën ndaj Rusisë dhe vendet anëtare të NATO-s nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar Kievin, tha sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Në komentet e pazakonta të drejtpërdrejta mbi gjendjen e luftës, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë kapacitete për të dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën, por shtoi se është e nevojshme të dëshmojnë se kanë vullnet politik për ta bërë një gjë të tillë.

“Mbështetja e pashembullt nga aleatët e NATO-s e ndihmoi Ukrainën të ruante pavarësinë e saj. Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe tani”, u tha gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari Stolteneberg.

“Ukrainasve nuk po u humbet kurajoja, por po u mbarojnë municionet”, tha ai.

Më shumë se dy vjet pasi Rusia ndërmori sulmin në shkallë të gjerë, ushtria e Ukrainës po përballet me reduktim të konsiderueshëm të furnizimit me armë nga Perëndimi.

“Aleatët e NATO-s nuk po e ndihmojnë Ukrainën me aq municione sa ka nevojë dhe kjo ka pasoja në fushëbetejë. Është një prej arsyeve se pse Rusia ka arritur të bëjë disa përparime në fushën e betejës përgjatë javëve dhe muajve të fundit”, tha shefi i NATO-s.

“Është urgjente që aleatët të marrin vendimet e nevojshme për të dërguar më shumë municione në Ukrainë. Ky është mesazhi që u dërgoj të gjitha kryeqyteteve. Ne kemi kapacitetet, ekonominë dhe jemi të aftë t’i japim Ukrainës ndihmën që i nevojitet. Është çështje e vullnetit politik. Për të marrë vendime dhe për ta kthyer në përparësi ndihmën për Ukrainën”, theksoi ai.

Ai shtoi se çdo përpjekje për të organizuar votime për zgjedhjet presidenciale ruse në rajonet ukrainase që kontrollohen nga Moska, do të ishte e paligjshme.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen pesë persona për lëndim të rëndë trupor në Shtime

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Vrasje në tentativë në Drenas

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova News 14/03/2024 14/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Garda Revolucionare e Iranit thotë se përgjigja ndaj SHBA-së do të shkaktojë “keqardhje të thellë”
13:48 -22/06/2025
Çka janë bombarduesit B-2 të cilët SHBA-ja i ka përdorur edhe në Kosovë
13:21 -22/06/2025
Izraeli mbyll sërish hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
12:49 -22/06/2025
Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit
12:47 -22/06/2025
Arrestohen pesë persona për lëndim të rëndë trupor në Shtime
12:34 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?