Ish kryeministri kroat, Stjepan Mesiq, është shpallur sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Në një seancë solemne Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka shpallur sot ish-kryeministrin kroat Stjepan (Stipe) Mesiq, “Qytetar Nderi” të Gjilanit.
Shpallja e Mesiqit u bë pas propozimit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Kryetari i Degës së LDK në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se pas presidentit shqiptar, Bajram Begaj, jemi të lumtur që me iniciativë të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, presidenti historik i Kroacisë, Stjepan Mesiq, u shpall sot Qytetar Nderi i Gjilanit.
“Ky është nder i madh për Gjilanin dhe Anamoravën”, ka shkruar Haziri.
Ai ta se “lidhjen e Mesiqit me Kosovën e bëri ati themeltar i Republikës së Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta”.
“Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik”.
“Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së. Jo vetëm miq, por gardianë të Gjilanit e Qytetarë Nderi!”, ka shkruar Haziri.