Deputetja e LVV-së Jeta Statovci ka thënë se Komisioni Hetimor i inicuar nga opozita nuk ka arritur ta gjejë edhe një fakt që e ndërlidhë Qeverinë e Kosovës për akuzat e opozitës në lidhje me keqmenaxhimin e krizës energjetike, trasnmeton KosovaNews.
Postimi i plotë:
Komisioni Hetimor i inicuar nga opozita nuk ka arritur ta gjejë edhe një fakt që e ndërlidhë Qeverinë e Kosovës për akuzat e opozitës në lidhje me keqmenaxhimin e krizës energjetike.
Gjatë gjithë kësaj periudhe opozita ka ngrituar akuza gjëja për importin dhe tregtinë e energjisë elektrike me Serbinë, si dhe gjëja për përfshirjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj në këtë proces.
Për gjashtë muaj hetim, me mijëra dokumente në dispozicion, me intervistimin e dëshmitarëve kyq të përfshirë në vendimmarrje, nuk eshte arritur të argumentoj asnjërën akuzë të pretenduar. Pra në raportin që e kemi sot për shqyrtim nuk ka asnjë shenim dhe të gjetur, as për Martin Berishajn e as për tregtimin e supozuar me Serbinë, kësisoj, për gjashtë muaj pa asnjë rezultat konkret.
Faktikisht, të dhënat e importit të energjisë, figuron se Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë blerë energji elektrike edhe nga GEN-i Beograd në vlerë 82.2 milionë euro, ndërmjet viteve 2008-2013; EFT Group – Kosova ka importuar 142 milione euro nga EFT. Kompania ështe pronë e bzinesmenit serb Vuk Hamović
Kosova tashmë ka nisur punën në largimin e saj nga zona e varësisë energjetike e me shumë gjasë kjo edhe do të provokojë reagime politike në Kosovë. E kuptueshme kur lexohen shifrat e viteve të kaluara por aspak e mirëkuptueshme sepse nga këto politika ka humbur shumë sektori energjetik dhe ekonomia jone.


