Deputetja Jeta Statovci, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se ka rënë konsumi i energjisë në veri prej kur ka nisur faturimi i saj.
Ajo ka thënë se “pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës është arritur fundi i epokës së keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis, në veri të vendit”.
“Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit”, ka thënë ajo teksa ka publikuar të dhënat.


