Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se faktet që po vijnë cdo ditë nga tereni bashkë me informat për ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovë; terrorizëm i mundësuar nga rrjeti i mekanizmave të sigurisë së Serbisë, kanë bërë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mos pranoj një takim potencial me Presidentin serb Vuçiq, pa sanksionim paraprak për veprimet e shtetit Serb.
Ajo tha se Osmani ka përgjegjësi Kushtetuese mbrojtjen e interesit nacional, dhe cenimi terrorist që ndodhi vendit përmes Serbisë dhe se nuk mund të kaloj si hiç-gjë, aq më pak në vizionin e saj për një Kosovë të pa cenueshme, demokratike dhe stabile.
“Mbështetje të pakushtëzuar për këtë qëndrim të Presidentes”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

