KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: Nesër do të diskutohen hapat e nevojshëm për zbatimin e zotimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit
Politikë

Stano: Nesër do të diskutohen hapat e nevojshëm për zbatimin e zotimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit

Bekim Morina
Bekim Morina 21:47 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se të martën do të ketë takim mes dy kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Stano ka theksuar se presin që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, Nesër do të kemi takimin e kryenegociatorëve nga të dyja palët në Bruksel. Dhe, siç e thamë gjatë gjithë kohës, presim që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër. Vetë palët janë zotuar të përmbahen nga çdo veprim që do të kishte efekt të kundërt, që do të thotë se do të ishte kundër kësaj atmosfere, atmosferës së nevojshme të angazhimit dhe pajtimit konstruktiv. Pra, shpresojmë që ajo që kemi qenë dëshmitarë gjatë ditëve të fundit, sidomos në Kosovë dhe në veri nuk do të ketë ndikim në takimin e nesërm. Takimi i kryenegociatorëve nesër është i rëndësishëm sepse ata do të diskutojnë. Ata do të takohen në fakt për herë të parë zyrtarisht pas marrëveshjes së Ohrit dhe do të punohet dhe diskutohen hapat e nevojshëm për zbatimin e zotimeve që dalin nga marrëveshja dhe aneksi i saj”, është shprehur Stano.

I pyetur rreth zbatimit të marrëveshjes ai ka thënë se tashmë e kanë trajtuar këtë çështje disa herë. Ka një angazhim të qartë, pranim të qartë nga të dyja palët se ata pranojnë marrëveshjen dhe aneksin, dhe ata marrin një angazhim politik për të filluar zbatimin e saj, ka theksuar Stano.

“Ne e kemi trajtuar këtë çështje disa herë tashmë. Domethënë kanë kaluar një muaj e pak ditë që nga arritja e marrëveshjes në Bruksel që nga marrëveshja për aneksin nga palët dhe çdo spekulim për nënshkrimin apo mënyrën e adoptimit është krejtësisht i kotë. Sepse ajo që është e rëndësishme është se të dyja palët ranë dakord për këtë tekst, është një deklaratë politike. Ky është zotim i qartë që është pranuar nga të dyja palët përmes deklaratës së përfaqësuesit të lartë, deklaratë e cila është publikuar gjatë natës pas përfundimit të bisedimeve të Ohrit. Pra, ka një angazhim të qartë, pranim të qartë nga të dyja palët se ata pranojnë marrëveshjen dhe aneksin, dhe ata marrin një angazhim politik për të filluar zbatimin e saj. Pra, çdo diskutim për nënshkrimin ose jo është krejtësisht i kotë, sepse ajo që duhet tani është përmbushja e zotimit, dhe zotimi ishte shumë i qartë, zotim për zbatim”, ka thënë Stano.

Gjithashtu lexoni:

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Deputetja Statovci tregon nëse e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma

Krasniqi: Bllokada po e dëmton shtetin, PDK-ja ka ofruar zgjidhje

Bekim Morina 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?