KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Politikë

Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim

Kosova News
Kosova News 13:11 -15/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Zyrtarët e Bashkimit Evropian në prononcime publike nuk precizojnë afatet kohore por vetëm konfirmojnë se diskutimet po vazhdojnë.

“Çështja e masave është ende në shqyrtim në këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ndonëse nuk ka shtet anëtarë të Bashkimit Evropian që është kategorikisht kundër heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës, megjithatë ato vazhdojnë të jenë në fuqi si pasojë e mospajtimeve se si të shkohet më tej me këtë proces.

Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare, por nuk ka pasur lëvizje në kuptim të vendimmarrjes.

Burimet mirë të informuara nga ky takim kanë bërë të ditur se asnjë shtet anëtarë nuk ka qenë i prerë kundër heqjes. Shumica janë në favor të heqjes së masave, por vazhdojnë ndasitë rreth asaj se si të shkohet më tej: me heqjen e plotë apo graduale.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ekziston një grup shtetesh që, megjithatë, konsideron se heqja e masave në këtë moment do të ishte, siç thuhet, kontraproduktive, duke marrë parasysh veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, të cilat Brukseli i ka cilësuar të pakoordinuara.

Bashkimi Evropian i ka vendosur masat kundër Kosovës në qershor të vitit 2023 si reagim ndaj veprimeve në veri. Heqjen e tyre e ka rekomanduar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, një vit më vonë, në qershor të këtij viti. Siç u shpreh një burim diplomatik, shtete anëtare po vazhdojnë të sillen në një rreth vicioz, ku, gjashtë muaj pas rekomandimit për heqjen e tyre, diskutimet po vazhdojnë por vendimi akoma nuk ka. /RTK/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 15/11/2024 15/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve
09:35 -05/08/2026
Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve
09:33 -05/08/2026
Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit
08:47 -05/08/2026
Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
08:45 -05/08/2026
Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?