KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sqarohet pjesëtari i FSK-së për rastin në Shtërpcë, thotë se pasi u sulmua shkrepi në tokë e në ajër për vetëmbrojtje
Siguri

Sqarohet pjesëtari i FSK-së për rastin në Shtërpcë, thotë se pasi u sulmua shkrepi në tokë e në ajër për vetëmbrojtje

Kosova News
Kosova News 12:11 -08/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtari i FSK-së, A.K., që akuzohet se të premten në Shtërpcë plagosi dy të rinj serbë, në mesin e tyre edhe një 11-vjeçar, thotë se ai shkrepi me armë në vetëmbrojtje.

Avokati i tij, Naim Ferati, ka thënë se klienti i tij kishte qenë duke udhëtuar për në Brezovicë, kur vetura e tij ishte rrethuar nga një turmë e njerëzve që po festonin.

Ai thotë se vetura e tij u sulmua me mjete të forta, dhe në tentim për të shmangur sulmin “ai kishte shkrepur me armë në tokë dhe në ajër”.

“Të lënduarve në këtë rast i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe ne shprehim keqardhje për ngjarjen e paqëllimtë dhe momentin në të cilën ka ndodhur ajo. Të premten i mbrojturi im derisa po udhëtonte me një shok të tij për të drekuar në Brezovicë, të njëjtit gjatë rrugës ishin ndaluar nga një turmë e qytetarëve të cilët po festonin në rrugë dhe të cilët e kishin bllokuar veturën e të mbrojturit tim dhe në mënyrë të befasishme e kishim sulmuar me mjete të forta, konkretisht me drunj”, ka thënë avokati A.K., Naim Ferati. “I gjetur në këto rrethana, e duke u ndier i rrezikuar nga sulmi serioz i turmës së njerëzve, i njëjti me qëllim të largohet nga aty kishte nxjerr revolen dhe duke e mbajtur në pozitë të ulët e duke mos e drejtuar ndaj asnjërit person, kishte shkrepur fillimisht në tokë e pastaj në ajër. Dhe nga ky moment i njëjti ishte larguar në Prevallë pa e kuptuar se nga ngjarja kishte të lënduar”.

Ferati ka thënë se me të kuptuar se ka të plagosur, i njëjti ka njoftuar familjarët e tij dhe po ashtu Policinë e Kosovës.

“Nga kjo kuptohet qartë se i mbrojtur im nuk ka pasur asnjë qëllim që të qëllonte apo lëndonte ndonjë qytetar, por e gjithë ngjarja ishte zhvilluar në vetëmbrojtje. Ky vlerësim i mbrojtjes vërtetohet edhe nga vetë nëna e 11-vjeçarit të lënduar, znj. Zorica Stojanoviq, që në deklarimin e paraqitur për mediat në gjuhën serbe, tha se ‘nuk ka qëlluar në drejtim të tyre, por në asfalt’’, ka thënë Ferati.

Seanca është mbajtur e mbyllur për media, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga Sahit Krasniqi, ka thënë se për caktimin e masës do të njoftohen mediat përmes komunikatës, pas shqyrtimit të deklaratave.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për A.K.

Gjithashtu lexoni:

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

KQZ ndryshon rregulloren e regjistrimit dhe votimit nga diaspora

Reeker: SHBA-ja s’do të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor si në 30 vitet e fundit

Donacion prej 50 mijë dollarësh për SHKK-në – Teknologji e re për monitorim dhe siguri

Kosova News 08/01/2023 08/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?