KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sportistja shpëton mrekullisht, nxirret e gjallë pas 3 ditëve nën rrënoja në Turqi
Botë

Sportistja shpëton mrekullisht, nxirret e gjallë pas 3 ditëve nën rrënoja në Turqi

Kosova News
Kosova News 13:35 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Peshëngritësja Busra Kayadibi është nxjerrë mrekullisht e gjallë nga rrënojat të enjten, pas tri ditëve e ngujuar nën rrënojat e tërmetit shkatërrues që e goditi Turqinë të hënën herët.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh të hënën herët në mëngjes, i cili i ka vrarë mbi 17 mijë njerëz në të dy vendet.

Klubi i peshëngritjes në Gaziantep, njërin nga 10 provincat turke që u goditën rëndë nga tërmeti, njoftoi se anëtarja e klubit Busra Kayadibi dhe motra e saj janë nxjerrë të gjalla pas tri ditëve të ngujuara nën rrënoja.

“Klubi Gaziantep Metropolitan Belediyespor njofton se atletja Busra Kayadibi dhe motra e saj janë shpëtuar nga rrënojat pas tri ditëve”, thuhet në njoftimin e klubit të saj.

Klubi i peshëngritjes njoftoi se Busra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se trajtimin do ta vazhdojë në spital bashkë me motrën e vet.

“Atletja jonë është në gjendje të mirë dhe mjekimin do ta vazhdojë në spital. Ne i urojmë asaj dhe motrës së saj shërbim të shpejtë.”

Tërmeti i tmerrshëm, i cili goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, i ka prekur edhe shumë sportistë në Turqi.

Deri tani raportohet për disa sportistë të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar gjatë tërmetit..

Turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.

Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.

Kjo nënkupton se tërmetet janë shumë të zakonshme në Turqi. Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, në vitin 2022 u regjistruan hiç më pak se 22 mijë tërmete në Turqi.

Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm, 7.8 ballësh, është më i madh që është regjistruar ndonjëherë në Turqi.

Kalon 17 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi e Siri

Gjithashtu lexoni:

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Vdes burri që e ‘përpiu’ motori i aeroplanit në një aeroport në Itali

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Francezi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar foshnjat nga kulla që po digjej në Paris

E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita – Differdange, formacionet zyrtare
19:26 -08/07/2025
Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut
18:49 -08/07/2025
Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK
18:45 -08/07/2025
Presidentja Osmani kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e 27-vjeçarit
18:19 -08/07/2025
Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg
17:52 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?