Kupa e Botës ‘Katar 2022’ vazhdon sot me katër sfida interesante.
Dita e sotëm në këtë Botëror, do të nis me duelet Gana-Urugai dhe Korja e Jugut-Portugalia, ndeshje këto që nisin në orën 16:00.
Portugalia kryeson grupin me gjashtë pikë, megjithatë, portugezët synojnë fitore edhe në duel me Koren Jugore, derisa sfida vendimtare luhet mes Ganës dhe Urugait në garën për të siguruar një vend që çon në rrethin tjetër të këtij Botërori.
Ganës i kryen punë edhe barazimi pasi është e dyta më tri pikë, derisa Urugai vetëm me fitore mund të shpresoj për të kaluar grupin.
Kryendeshja e ditës luhet në prej orës 20:00, ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, takim ky që zhvillohet në kuadër të Grupit G.
Kjo sfidë po zgjon kërshërinë e madhe tek shqiptarët pasi pjesë e skuadrës zvicerane janë edhe shqiptarët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.
Zvicra aktualisht është e dyta në këtë grup me tri pikë, derisa Serbia e fundit me vetëm një pikë, andaj kjo sfidë është vendimtare për kualifikim në rrethin tjetër të garave, derisa Brazili kundër Kamerunit hyn pa ndonjë presion pasi që tashmë e ka siguruar kalimin në rundin tjetër pasi kryeson grupin me gjashtë pikë.
Grupi G
20:00, Kamerun-Brazil
20:00, Serbi-Zvicër
Grupi H
16:00, Gana-Urugai
16:00, Koreja Jugut-Portugali