KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spiunët i futen Shqipërisë?… në uzinat e armatimeve në Gramsh dhe Poliçan, 7 shtetas të huaj të arrestuar – Gjithçka që ndodhi gjatë fundjavës
Rajon

Spiunët i futen Shqipërisë?… në uzinat e armatimeve në Gramsh dhe Poliçan, 7 shtetas të huaj të arrestuar – Gjithçka që ndodhi gjatë fundjavës

Kosova News
Kosova News 10:18 -22/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Fundjava që sapo lamë pas regjistroi dy ngjarje të paprecedent, duke sjellë pikëpyetje të mëdha nëse në Shqipëri kanë ardhur spiunë apo jo. Brenda një harku kohor prej 24 orësh 7 shtetas të huaj, 2 rusë, 1 ukrainas dhe 4 çekë u arrestuan nga policia.

Rasti i parë u regjistrua në Gramsh, ku pasditen e së shtunës, ku 3 të huaj, dy rusë dhe një ukrainas, tentuan të futeshin në uzinën e armëve, ndërsa një prej tyre plagosi me spray paralizues dy ushtarë.

Ashtu siç është publikuar edhe përgjatë këtyre ditëve, në pranga ranë rusët Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov.

Ishte pikërisht 24-vjeçari Mikhail Zorin ai që sulmoi ushtarët Aldo Bicin dhe Ardian Cakën me një spray neuroparalizues, teksa tentonte që të largohej nga ambientet e uzinës ku ishte futur fshehurazi.

- Reklamë -

Në çantën e të riut u gjetën çelësa anglezë, kaçavida dhe një dron si dhe dokumentet identifikuese të të rinjve, që pretenduan se ishin turistë.

Mësohet se të rinjtë që e deklarojnë veten se janë blogerë kishin ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri, ku dy djemtë kishin ardhur para 3 javësh, (një nga aeroporti Nënë Tereza, tjetri nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet’), ndërsa vajza para 4 ditësh.

Arrestimet e rusëve në Shqipëri, ministrat e Bashkimit Evropian mblidhen në Pragë

Shërbimi i Informativ i Shtetit dhe prokuroria kanë dyshime, ndërsa po hetojnë se bëhet fjalë për një grup që janë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi, ndërsa atyre iu sekuestrua dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për spiunazh.

Ndërkohë, vetëm pak orë nga ngjarja në Gramsh, një tjetër precedent i ri u regjistrua në uzinën e Poliçanit, ku u arrestuan 4 çekë.

Siç raportoi edhe dje policia, dy çekë, shtetasit me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, pasi kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit, kishin qëndruar aty për disa orë, ndërsa nuk dihen arsyet se pse ishin futur në këtë zonë të ndaluar.

Policia shqiptare jep detaje: Gratë u kapën jashtë me aparate, bashkëjetuesit brenda në tunel

Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, konkretisht shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.

Gjatë ndalimit të tyre nga policia, 4 shtetasit çekë pohuan se ishin turistë dhe se kishin humbur rrugën. “Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli.

Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur çekët. Tashmë policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë. Këto dy precedentë, kanë shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik, ndërsa janë bërë shkak edhe për ‘përplasje’ në distancë me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe maxhorancës.

Reagon presidenti Bajram Begaj: Parandalim të çdo situate që cenon sigurinë kombëtare, të zbardhet ngjarja

Aktualisht prokuroritë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e dy rasteve, nëse bëhet fjalë për 7 turistë të thjeshtë në kërkim të vendeve të veçanta, apo për grupe spiunazhi.

Sulmi i rusëve në Shqipëri, reagon edhe presidentja Vjosa Osmani, ofron mbështetjen institucionale të Kosovës për zbardhjen e rastit

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 22/08/2022 22/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?