KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spiunët e BIA-s bënin plane për incidente ndër-etnike në Kosovë
Politikë

Spiunët e BIA-s bënin plane për incidente ndër-etnike në Kosovë

Kosova News
Kosova News 21:48 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përpos audios ku dëgjohen duke biseduar i dyshuari për spiunazh Bedri Shabani, me oficerin e BIA-s,  mësohet se Bogoljub Janiceviq, ish-shef i Sekretariatit për Punë të Brendshme në rajonin e Ferizajt, ka qenë personi që i ka vënë në kontakt dy të parët.

“Ti çfarë mendon? Do t’i pyesësh ata tuajt që ta shtyjnë (nxisin), apo do të flenë? Më kupton!”.

Një ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, më 25 shtator 2023, përmes telefonit, Bedri Shabani e pyet oficerin e BIA-s serbe, Srgjan Rosiqin se a do të nxisin situatën pas agresionit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Rosiq përmes telefonit, në audiot që i ka publikuar portali “The Geopost” thotë “E shtyjnë, e shtyjnë.. por këta paksa… po presin që këta shokët të zgjohen…”

I arrestuari për spiunazh Bedri Shabani duke iu referuar vetes në shumës, thotë se “… mendojmë që të tjerët ta ngacmojnë tërthorazi, të tjerët ta ndezin, e ne pastaj, t’i vëmë benzinë që të marr flakë edhe më shumë…!

Shabani e vazhdon bisedën me oficerin e BIA-s me prejardhje nga Shtërpca duke i thënë se “kanë dashur t’i nxisin të dyja anët…”

Burimet e RTV Dukagjini brenda institucioneve të sigurisë thonë se me këtë bisedë dhe në takime të tjera është folur për shkaktimin e një incidenti ndëretnik që planifikohej të realizohet në territorin e Kosovës.

Në komunikimet që i ka siguruar Agjencia e Inteligjencës, Bedri Shabani është dëgjuar duke folur për rastin e Banjskës, e ku e “akuzon” palën serbe për organizim amator të rastit duke thënë se “pse nuk na keni përfshi neve, e din cka bëjmë ne”.

Burimet thonë se e dijnë edhe emrin e personit për të cilin besojnë se ka qenë “mësiti” i kontaktit të Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s, Sergjan Rosiq.

Emri i tij është Bogoljub Janiceviq. Ai është bashkë autor i librit “Recaku – e vërteta e plotë”. Janiceviq ka qenë, shef i Sekretariatit për Punë të Brendshme në rajonin e Ferizajt

Sipas informacioenve të televizionit Janiceviq është mik i vjetër i Bedri Shabanit.

Dukagjini ka biseduar me disa persona të këtij rajoni të cilët kanë thënë se Janiceviq dyshohet se është njëri ndër arkitektët kryesorë të Planit të Veprimit të forcave serbe për sulm mbi fshatin Reçak.

Por këtu nuk përfundon historia.

Bogoljub Janicevicit ka qenë dëshmitar në gjykimin e ndaj kriminelit Sllobodan Millosheviqi. Millosheviq në njërën nga bisedat në këtë proces Janiceviqin e pyet se kush është Srdjan Rosic, që tash dëgjohet në biseda me Bedri Shabanin.

“Srdjan Rosic në atë kohë ishte punëtor operativ i shërbimit të sigurimit departamenti i Ferizajt”, përgjigjet Janiceviq.

Këto nuk janë informacionet e vetme. Bëhet me dije se BIA ka planifikuar që pas arrestimit te të dyshuarve për spiunazh, të shpërndaje një informatë se Serjan Roisic, nuk është më oficer i BIA-së tash e dhjetë vjet. Me këtë informacion ata do të tentonin që të thonë se kinse ai është pensionuar, gjë që nuk është e vërtetë.

Shabani përmes avokatit të tij, Besnik Berisha ka pretenduar se është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Prokuroria Speciale ka refuzuar të deklarohet lidhur me të dyshuarin për spiunazh me BIA-n.

Në një përgjigje Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me Bedri Shabanin, duke thënë se nuk i komentojnë hetimet e tyre.

Ndërsa në përgjigjen nga Dhomat e Specializuara thuhet se bazuar në të dhënat publike të gjykatës, Bedri Shabani nuk ka dëshmuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas tyre dëshmitari i parë dëshmoi para Dhomës së Specializuar të Kosovës në vitin 2020.

Bedri Shabani ka qenë zyrtar doganor deri në vitin 2004, ndërkohë Muharrem Qerimi ka qenë zyrtar policor deri para pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?