KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
Shëndetësi

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Kosova News
Kosova News 18:20 -25/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit të kaluar, është shënuar një rritje e ndjeshme e shërbimeve shëndetësore. Kështu kanë bërë të ditur për Radio Kosovën udhëheqësit e spitalit, të cilët thonë se janë arritur rezultate të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke dëshmuar rritje të performancës, efikasitetit dhe përkushtimit profesional, pa lista të pritjes.

Ndonëse përballen me mungesë të stafit shëndetësor dhe funksionojnë vetëm me tre anesteziologë, në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë gjatë vitit 2025 janë kryer mbi 3 mijë ndërhyrje kirurgjikale, të gjitha pa lista të pritjes. Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën drejtori i këtij spitali, Gëzim Berisha, i cili tha se prioritet i tij ka qenë realizimi i të gjitha këtyre shërbimeve pa lista pritjeje për pacientët e Mitrovicës.

“Numri i gjithmbarshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale ne spitalin  e përgjithshëm  “Sam i Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është rritur mbi 500 ndërhyrje me shumë se sa vitin paraprak. Ndërsa deri ne fund të vitit 2025 kemi realizuar  3 mijë e 369 ndërhyrje kirurgjikale të gjitha janë kryer pa lista të pritjes. Në  spitalin tonë nuk kemi lista të pritjes ne bllokun kirurgjikal ani pse është rritur nr i ndërhyrjeve”, thotë Berisha.

Drejtori i Spitalit, Gëzim Berisha, thotë se sikur të kishin një numër më të madh të anesteziologëve, do të arrinin t’u dilnin në ndihmë edhe pacientëve të tjerë që janë në listat e pritjes në QKUK dhe në spitalet e tjera rajonale.

“Sikurse ne do të kishim edhe dy ose tre anesteziologë më shumë, ne do të mund të merrnim pacient nga spitalet tjera rajonale që janë ne lista të pritjes ose dhe nga QKUK. Por e gjithë kjo do të ishte ë mundur ne qoftë se ne do të kishim numër me te madh të anesteziologëve”, shton ai.

Berisha tutje tha se gjatë vitit të kaluar janë realizuar rreth 12 mijë kontrolle dhe ekzaminime ambulantore. Një tjetër tregues pozitiv gjatë vitit 2025 është edhe rritja e numrit të lindjeve në Shërbimin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, me gjithsej 118 lindje më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 25/01/2026 25/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?