KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spitali i Ferizajt e anulon tenderin për inkubator dhe e rishpallë me çmim më të lartë
Ekonomi

Spitali i Ferizajt e anulon tenderin për inkubator dhe e rishpallë me çmim më të lartë

Kosova News
Kosova News 17:46 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tenderi për furnizim me Aparat Transport Inkubator për Spitalin Regjional të Ferizajt më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar.

Me kërkesë emergjente spitali pati hapur tenderi për furnizim, me një çmim të parashikuar 9 mijë e 900 euro, por gjashtë ditë më pas tenderi u anulua.

Tenderi ishte shpallur më 20 korrik ndërsa është anuluar më 26 korrik 2022.

Në kontratën e anuluar thuhet se njësia kërkuese në këtë rast Spitalin Regjional në Ferizaj ka bërë një gabim pasi që nuk kanë specifikuar karrocën transportuese ndërsa inkubatori pa karrocë është jo funksional.

Inkubatori është i nevojshëm për repartin e Neonatologjisë. Spitali Regjional në Ferizaj nuk ka repart të vecantë të neonatologjisë mirëpo ofron shërbime neonatologjike në kuadër të repartit të Gjinekologjisë.

UD menaxheri i prokurimit të spitalit, Sami Malsiu, sqaroi se nga reparti i Gjinekologjisë e kanë vendosur fotografin e karrocës mirëpo nuk e kanë shkruar emrin e saj përmes së cilës specifikohet karroca që u nevojitet.

Pas këtij gabimi, Malsiu thotë se kanë qenë të detyruar të anulojnë tenderi dhe të rishpallin më 29 korrik 2022.

“Operatorët Ekonomik kanë kërkuar sqarim për këtë, me një çmim prej mbi 9 mijë euro nuk mund të mbulohet ky aktivitet pasi që karrocën nuk e keni vendosur. Fotografin e karrocës e kemi publikuar por nuk e kemi tregu emrin e karrocës që na duhet. U dasht me anulu (tenderin). Kanë harru me shkru emrin e karrocës që ju duhet (Autoritetit Kontraktues – Reparti i Gjinekologjise) Kur më kanë thirrë operatorët më kanë thënë ne po e shohim që është karrocë por emri nuk është”, bëri të ditur UD menaxheri i prokurimit për gazetën shneta.

Ai tutje sqaron se pas kësaj ka shkuar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt dhe u ka treguar se emri i karrocës nuk është shkruar, dhe pastaj është anuluar për të riparuar përsëri më 1 gusht.

Në tenderin e rihapur është vendosur emri i karrocës transportuese dhe sipas Malsiut, çmimi i parashikuar i kontratës është rritur.

Në tenderin e parë kontrata ka qenë e parashikuar deri në 9 mijë e 900 euro ndërsa tash, pas vendosjes së emrit të karrocës transportuese, çmimi i kontratës parashikohet të jetë në vlerë deri në 13 mijë e 500 euro.

Tenderi është i hapur deri më nëntë gusht 2022.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
18:02 -08/07/2026
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?