KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja merr vendim për kërkesën e Selimit lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim
Siguri

Specialja merr vendim për kërkesën e Selimit lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim

Kosova News
Kosova News 11:55 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim lidhur me kërkesën e të akuzuarit Rexhep Selimi lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim.

Sipas vendimit të 27 shkurtit 2024 të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, është refuzuar kërkesa e Selimit për anulimin e vendimit të Administratores, lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve në mes atij dhe një personi tjetër.

“Për arsyet e lartpërmendura, Paneli: (a) REFUZON kërkesat e Mbrojtjes së Selimit për anulimin e vendimit të sekretarit në lidhje me monitorimin aktiv të thirrjeve ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]”, thuhet në vendim.

Ndërsa, është pranuar kërkesa e tij për anulimin e një vendimi të administratores lidhur me refuzimin e një telefonate ndërmjet Selimit dhe një personi tjetër.

“PRANON kërkesat e Mbrojtjes së Selimit për anulimin e vendimit të Sekretarit në lidhje me refuzimin e një telefonate ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR] dhe URDHËRON Sekretarin që të mos refuzojë thirrje të tilla, përveç nëse rrethanat e reja e kërkojnë këtë”, thuhet në vendim.

Ndërsa, është rrëzuar kërkesa e Selimit për të anuluar vendimin e administratores për të monitoruar në mënyrë aktive videolidhjet dhe vizitat ndërmjet Selimit dhe një personi tjetër.

“HEDH si të diskutueshme kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të anuluar vendimin e sekretarit për të monitoruar në mënyrë aktive video-vizitat ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]; (d) HEDH si të diskutueshme kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të anuluar refuzimin efektiv të pretenduar të sekretarit të një Vizite Private ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]; dhe (e) UDHËZON Mbrojtjen Selimi dhe sekretarinë të paraqesin versionet e redaktuara publike të dosjeve të tyre përkatëse ose një kërkesë që dosjet e tyre të mëparshme të riklasifikohen si publike deri të enjten, 7 mars 2024”, thuhet tutje në vendim.

Në arsyetimin të këtij vendimi thuhet se lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve telefonike ndërmjet Selimit dhe dikujt tjetër për të cilin DhSK-ja ka vendosur redaktime, trupi gjykues ka konstatuar se Administratorja ka vepruar brenda autorizimeve ligjore, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve telefonike ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR], Paneli konstaton se Sekretari ka vepruar brenda autorizimeve të parapara me ligj, rregullore dhe vendime të këtij Paneli. Paneli përcaktoi, për më tepër, se Sekretarja nuk ka abuzuar me diskrecionin e saj në këtë çështje, se masa është e nevojshme dhe proporcionale, është në përputhje me mbrojtjen efektive të të drejtave të të interesuarve, nuk ka shkelur parimet themelore të drejtësisë natyrore dhe drejtësisë procedurale”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Ndërsa, lidhur me refuzimin e thirrjes ndërmjet Selimit dhe një personi për të cilin DhSK ka vendosur redaktime, trupi gjykues ka konstatuar se Administratorja ka gabuar në përcaktimin e saj se masat ishin të nevojshme dhe proporcionale me rrethanat.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në seancë private fillon dëshminë dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Arrest shtëpiak ndaj 10 të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë shoferë, refuzohet paraburgimi

Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën
09:46 -01/06/2025
Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania
09:43 -01/06/2025
Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?