KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrest shtëpiak ndaj 10 të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë shoferë, refuzohet paraburgimi
Kronika e Zezë

Arrest shtëpiak ndaj 10 të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë shoferë, refuzohet paraburgimi

Kosova News
Kosova News 19:36 -31/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar për 10 të dyshuarit në rastin e dallaverve me patentë shoferë, ndërsa është refuzuar kërkesa për paraburgim. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga mbrojtësi i njërit prej të dyshuarve, avokati Driton Musliu, i cili mbron Leutrim Abdylin.

Masa e arrestit shtëpiak e marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë do të zgjasë 30 ditë dhe ndaj tij mund të ushtrohen ankesa brenda 48 orëve nga marrja e vendimit me shkrim. Ankesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar paraburgim për 10 të dyshuarit, mes tyre pronarë autoshkollash dhe ekzaminerë, të arrestuar në një operacion policor më 29 maj për keqpërdorime dhe ryshfete në procesin e marrjes së patentës së shoferit.

Në kërkesën e Prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale si ushtrim ndikimi, falsifikim dokumentesh, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje dhe dhënie ryshfeti.

- Reklamë -

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më 30 maj se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem Ahmeti, Emsh Ahmeti, Avni Abdyli, Sabri Arifaj, Sadri Sutaj, Kamer Shabanaj, Afrim Toçani, Naim Murseli dhe Leutrim Abdyli, të cilët u arrestuan në aksionin e Policisë më 29 maj nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë.

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia të enjten arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 10 prej tyre.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar Dosjen e Prokurorisë, e cila është parashtruar të premten, derisa në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas Prokurorisë, Drilon Ahmeti, Ekrem Ahmeti dhe Emsh Ahmeti, gjatë vitit 2024 e deri më 28 maj 2025, në Prishtinë dhe Viti- Gjilan, Drilon dhe Ekrem Ahmeti (babë e bir) pronarë të autoshkollës “Driloni” Shpk dhe “Driloni” në Viti, në bashkëkryerje me të pandehurin Emsh Ahmeti, për të pajisur me patentë shoferë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar para në vlerën prej 600 euro nga kandidati për patentë shofer- tani i pandehuri E.K., me premtimin se janë në gjendje të ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e koordinatorit për patentë shofer në Gjilan- të pandehurin Avni Abdyli.

Me këtë, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424, par.1 dhe 2 të Kodit Penal, lidhur me nenin 31.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Kosova News 31/05/2025 31/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?