Gjykata Speciale ka publikuar një video në rrjetin social X për të treguar kornizën ligjore të kësaj gjykate që “u lejon të paraburgosurve të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare”.
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep thotë në video se “në rastin e Hashim Thaçit, për shembull, janë zhvilluar katër vizita të tilla”.
Ajo tha se kornizën ligjore për këtë e kanë miratuar gjyqtarët “duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve”.
“Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë urdhëruar 14 vizita të tilla të të paraburgosurve në Kosovë, të cilat janë menaxhuar nga gjykata, për shembull që një i paraburgosur të vizitojë një të afërm të sëmurë ose të bëjë homazhe dhe të kalojë kohë me familjarët e ngushtë pas vdekjes së një të afërmi”, tha ajo.

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

“S’ishte i regjistruar si hotel”, avokati i Nikës akuzon pronarin e objektit ku ndodhi vdekja tragjike

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Muja prezanton mbështetjen e re për fermerët

Gazi amerikan, Kryeziu: Asnjë qeveri s’duhet të marrë e vetme vendime që përcaktojnë orientimin strategjik të Kosovës

Vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë, Endrit Nika del para Apelit

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën”, Rahimaj reagon pas vdekjes së dy motrave në Gjermani
Të fundit nga IndeksOnline