Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po mbahet trajnimi treditor për marrëdhëniet me publikun dhe komunikimet strategjike në mbështetje të “Defender Europe 23”, organizuar nga specialistët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Afrikë (USAEUR-AF).
Në këtë trajnim po marrin pjesë rreth 20 pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ku përveç ushtarakëve amerikanë, me përvojën e tij të madhe, po kontribuon edhe këshilltari amerikan i ministrit të Mbrojtjes për Komunikim Strategjik, Tom Niblock, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në një postim në Facebook.
Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrohet një kuptim i përgjithshëm se si të shpërndahet në mënyrë efektive mesazhi i komandës përmes njoftimeve për shtyp dhe angazhimeve në media, si dhe kuptimi i përgjithshëm rreth mediave sociale dhe aplikimeve të tyre gjatë stërvitjes “Defender-Europe”23”.