Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë elektrike për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të votohet lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.
Deri tani ka ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Kuvendi i Kosovës i ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë elektrike që ngjallën debate në Kuvend mes pozitës dhe opozitës./Kosovanews/
Njoftimi i plotë nmga Kuvendi:
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të Ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 08.06.2022;
3. Votimi i listës se dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim;
4. Të ndryshme;
Vendi: N204
Koha: 14:00