Aktualisht në vendin tonë janë 1 rast aktiv me COVID-19 dhe kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas këtij raporti ky rezultat doli nga 14 testime të kryera.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person si pasojë e COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.875 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,488 qytetarë.
Deri më sot 824.933 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.383 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,876 persona.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/