KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte
Siguri

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte

Kosova News
Kosova News 08:23 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës sot do të shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në Prizren.

I  njohur me nofkën “Miki”, Millosh Pleskoviq, në bashkëkryerje akuzohet për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren.

Në seancën që u mbajt ndaj tij në janar të këtij viti, Pleskoviqi u deklarua i pafajshëm për akuzën që bart mbi vete.

Në atë seancë, dëshmitarët kishin deklaruar versionet e tyre rreth ngjarjes tragjike të shtatorit.

Sipas aktakuzës, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, viktimat R.D., B.D., F.B së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, kanë shkuar në malin e tyre, i cili gjendej afërsisht rreth 300 metra në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, për të marrë dru për ngrohje.

Derisa ishin duke ecur, ata hasën në një grup prej 7-8 personash, të armatosur, të nacionalitetit serb, të cilët kishin dalë nga mali dhe ishin me uniforma policore e ushtarake, me shirita në krah dhe në kokë.

Fillimisht, ata i kishin urdhëruar viktimat që të ndaleshin, pastaj i kishin fyer në gjuhën serbe.

Sipas Aktakuzës, në mesin e tyre e kishin parë edhe të pandehurin në fjalë, Millosh Pleskoviq.

Në atë moment i pandehuri kishte shtënë me armë të tipit “kallashnikov” në drejtim të tyre dhe me të filluar të shtënat, viktima, tani i ndjeri B.D., e ka shtyrë më krah të dëmtuarin Xhenger Cana – duke e futur nën rrugë, në mënyrë që ta shpëtojë nga vrasja, pasi që ishte më i riu në grup.

Të dëmtuarit, Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë vrapuar në drejtim të shtëpive të tyre, kurse viktimat, tani të ndjerit B.D dhe R.D dhe F.B kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë.

Pas një jave, familjarëve iu lejua të marrim trupat e pajetë nga vendi ku ndodhi tragjedia, vetëm për t’i gjetur ata të gjymtuar: njëri pa njërën këmbë, e tjetri pa kokë.

Millosh Pleskoviq ka qenë nën masën e paraburgimit nga 30 shtatori i 2023-tës.

Ai u arrestua në fshatin Uglar, ku jetonte pasi iku nga Prizreni./

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?