KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
Politikë

Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Kosova News
Kosova News 08:43 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 19-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë. Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 11:00.

Të hënën dështoi përpjekja e 18-të. Kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-Nismën Socialdemokrate, që ta bëjnë këtë. Por, të njëjtat nuk paraqitën propozime. 

Tutje, përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. 

Prej 53 deputetëve që morën pjesë në votim, 52 votuan për dhe një kundër, ndërsa abstenime nuk pati. Kryesuesi Dehari konstatoi se nuk ka kuorum dhe për rrjedhojë seanca ndërpritet. 

Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

Kurse, kryeministri në detyrë që është kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një intervistë për RTK-në ka thënë se se besuan që konstituimi i legjislativit do të bëhej shpejt, derisa për emrin e Albulena Haxhiut, e cila nuk ka arritur t’i marrë deri tash votat e nevojshme për t’u ngjitur në krye të Kuvendit, ka theksuar se është propozimi i duhur.

“Ne kemi besuar që do ta kemi konstituimin e kuvendit shumë të shpejt. Kemi propozuar Albulena Haxhiun që është gruaja më e votuar si deputete në legjislaturën e nëntë. Besoj që është propozimi i duhur, përveçse ne jemi të obliguar që ta kemi propozimin si parti fituese. 57 deputetë ishin për Albulena Haxhiun, nevojiteshin 61, në mesin e tyre nuk janë vetëm të koalicionit LVV- Alternativa e Guxo por edhe deputetë të pakicave. Nuk arritëm t’i kemi 61, provuam disa herë”, ka thënë Kurti, derisa një për një foli se si dështoi fillimisht formimi për komisionin për verifikimin e mandateve, e që sipas tij më vonë ata që e kundërshtuan e kuptuan se e kishin gabim.

Kurti ka përmendur ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së në tentim për të dal nga ngërçi, që sipas tij, takimi trelateral përfundoi me bilateral dhe pa sukses.

Ai ka thënë se zgjidhja nuk është t’i imponohen propozimet njëri-tjetrit.

 “Unë besoj që zgjidhja e duhur përpara është që të mos ia imponojmë propozimet njëri- tjetrit, por zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të shkojë bashkë në paketë e të fillojë numërimi te poshtë për formimin e qeverisë, sepse tash po shkon numërimi përpjetë”, ka thënë Kurti.

Tregoi se LDK-ja e cila nuk iu përgjigj takimit i kishte thënë se nuk ishte vendi e koha për marrëveshje për procedurë, por se duhej  marrëveshje politike, prandaj i ofroi koalicion qeveritar LDK-së, gjë që sipas tij, u refuzua ashpër.

“Nesër nuk është në pyetje Albulena që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht komisioni për votim të fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk fiton përsëri le ta provojnë me votim të fshehtë. Porsa të konstituohet Kuvendi, si kryetar i partisë që ka fituar zgjedhjet, do t’i kem 61 vota minimum për qeverinë e re, por paraprakisht na duhet një kuvend i ri”, ka thënë ai

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor për mbikëqyrjen e kufirit në Izvor të Zveçanit

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është
20:18 -09/06/2025
Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare
20:01 -09/06/2025
Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje
19:33 -09/06/2025
Duka përkujton Vokrrin: Ishte një mik i rrallë dhe simbol i futbollit në Kosovë
19:11 -09/06/2025
Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor për mbikëqyrjen e kufirit në Izvor të Zveçanit
19:05 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?