Në vendkalimet kufitare të Kosovës këtë mëngjes gjendja paraqitet më e qetë dhe nuk ka tollovi me kolona e pritje të gjata.
Pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar me Serbinë, në Merdar.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:50), pritjet për të dalë nga Kosova në këtë dy pikë kalime kufitare është deri në gjysmë ore.
Kolona e automjeteve në Merdar arrin deri në 110 metra, kurse te Dheu i Bardhë në Merdar nuk ka fare kolonë.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar në këtë LINK.