KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot nis gjykimi ndaj Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit
Siguri

Sot nis gjykimi ndaj Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Kosova News
Kosova News 08:16 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Ferizajt nis sot gjykimin ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesor për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin dhe që ngjalli reagime të ashpra.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.

Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndimet të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.

Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti viziton punimet për renovimin e 59 banesave sociale në Plemetin të Obiliqit

Seanca e kuvendit e caktuar më 5 qershor për shkak të festës së Kurban Bajramit

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë

Parandalohet kontrabanda me mallra në pjesën veriore të Kosovës

Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ka marrëveshje totale mes Jobe Bellingham dhe Borussia Dortmund, dalin detajet e kontratës
14:36 -04/06/2025
Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli
14:33 -04/06/2025
PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në
14:29 -04/06/2025
Një makinë “përplaset” në një grup fëmijësh në Hurth të Gjermanisë, raportohet për të lënduar
14:24 -04/06/2025
Nis takimi i liderëve me presidenten Osmani
14:23 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?