KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në
Politikë

PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në

Kosova News
Kosova News 14:29 -04/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me operacionin e djeshëm antidrogë të koduar “Qielli i thyer”.

PDK theksoi se pas raportimeve për arrestimin e një personi të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, vlerëson se vendi po përballet me një krizë të shumëfishtë të sigurisë kombëtare, publike dhe njerëzore.

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi – Ramaj, ka thënë se ky rast dëshmon se krimi i organizuar ka prekur qeverinë.

“Në operacionin “Qielli i thyer”, u arrestua një person i njohur si organizatori kryesor i një rrjeti të trafikut të drogës, e njëkohësisht i njohur për lidhjet e tij të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, madje duke pasur qasje edhe në ish-Kryeministrin Kurti e Ministrin e Punëve të Brendshme. Kjo nuk është thjesht një çështje penale, është një alarm për të gjithë sistemin tonë politik dhe institucional. Është dëshmi e asaj që ndodh kur njerëzit e gabuar hyjnë në vendimmarrje, dhe kur strukturat e shtetit përdoren për interesa të errëta”, shtoi ajo.

Sipas Kabashi-Ramajt, edhe dështimi i seancave për konstituimin e Kuvendit dhe mosfunksionalizimi i institucioneve është bllokadë e qëllimshme, që po e lë vendin të pambrojtur në një kohë kur sfidat nuk presin, as ato brenda vendit, e as në rajon.

Në këtë kontekst, dështimet e ish-Qeverisë Kurti në të gjitha aspektet e sigurisë janë të pamohueshme dhe të rrezikshme.

“Shteti ynë nuk ka ende mekanizma për parandalimin e hershëm të kërcënimeve moderne, siç janë kërcënimet kibernetike, dezinformimi, apo sulmet hibride, ndërkohë që këto janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm të vendeve demokratike. Së dyti, krimet me armë dhe rastet e dhunës mbeten shqetësuese. Incidentet me armë dhe plaçkitjet mbeten një kërcënim real, veçanërisht në zonat urbane”, tha Kabashi-Ramaj.

Ajo tutje u shpreh se sistemet e emergjencës civile janë të vjetruara dhe pa personel të trajnuar e të trajtuar me dinjitet.

“Në vend të forcimit të institucioneve të rendit dhe mbrojtjes civile, qeveria e kaluar është marrë me përndjekjen e kritikëve dhe instrumentalizimin politik të institucioneve të sigurisë. Por më e rënda, është goditja ndaj sigurisë njerëzore. Siguria ekonomike është kërcënuar nga veprime të papërgjegjshme si mënyra kaotike e liberalizimit të tregut të energjisë, që rrezikon mbi 140 mijë vende pune dhe rrënon sektorin privat – shtyllën e vetme të mbetur të stabilitetit ekonomik”, theksoi ajo.

Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj ka thënë se moskonstituimi i institucioneve nuk është i rastësishëm, jo vetëm për shkak të mungesës së numrave për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, por edhe sepse do të diskutohej për licencimin e kompanive të familjarëve për shitblerje të energjisë, keqpërdorimet për tenderin e mbetjeve shtazore dhe skandale tjera të këtij pushteti.

“Tash arrestohet eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje i pikës “Qyteti i Vjetër” të Degës së Prishtinës. Njeri që qëndron afër ministrit të brendshëm z. Svecla dhe pastaj po ashtu qëndron afër ndaj figurave të ndryshme të partisë në pushtet. Dhe kjo nuk është rastësi. Pra, Shemsi Bahtiri është hetuar edhe në vitin 2019 për gjëra të njëjta”, theksoi Qalaj.

PDK i bëri thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri dhe pa kompromis lidhur me këtë rast dhe skandale të tjera të kësaj qeverie.

“Vendi ynë po përballet me një nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit, duke ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve. Këto probleme kanë çuar në degradim të vazhdueshëm në çdo sektor të shoqërisë”, shtoi Qalaj.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 04/06/2025 04/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?