KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot nis dëshmia e Wesley Clark në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Sot nis dëshmia e Wesley Clark në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 08:17 -17/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, pritet sot të nis dëshminë në gjykatën e Hagës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës është caktuar që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën, më 17 nëntor.

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën ishte planifikuar të fillonte dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor, por Specialja njoftoi se do të rezervojë një ditë shtesë, siç u kërkua.
“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë. Trupi Gjykues deklaroi se kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja, por megjithatë i kërkoi palëve që të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët nëse është e mundshme”, njoftoi Specialja.

Gjenerali Clark pritet të jetë dëshmitari i fundit, pas së cilës procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët, përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.

Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes. Seanca e planifikuar paraprakisht për të premten, më 21 nëntor, është anuluar.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

Kosova News 17/11/2025 17/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?