KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Shqipëri, Kroaci e Kosovë
Lajme

Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Shqipëri, Kroaci e Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:23 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Tiranë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, do të nënshkruhet deklarata e përbashkët trilaterale midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Kjo deklaratë, që pritet të firmoset të martën nga ministrat Ivan Anushiq, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonci, synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, shkruan e përditshmja kroate “Vecrenji List”.

“Deklarata përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse të të tre vendeve, bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik”, shkruan kjo e përditshme kroate.

Pavarësisht nënshkrimit të kësaj deklarate, ajo nuk përfaqëson një pakt ushtarak, por një angazhim për një bashkëpunim më të thellë mes tre vendeve. Kroacia, e cila tashmë ka një histori të bashkëpunimit ushtarak me Shqipërinë përmes NATO-s, po thellon gjithashtu raportet me Kosovën, ku mbi 70 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimet ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes beson se Kroacia në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë më e përgatitur për t’u përballur me sfidat e ardhshme dhe të tre vendet së bashku do të jenë më të dukshme në skenën ndërkombëtare… Duke qenë se kjo është një deklaratë e përbashkët, e nënshkruar në nivel ministrash të mbrojtjes, nuk është një pakt ushtarak, por një forcimi i lidhjeve ushtarake mes tre vendeve të Evropës Juglindore”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “Vecernji List”.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Ambasadori britanik mbështet të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?