Më 5 prill, edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit do të paraqesë deklaratat e saj hyrëse për rastin.
Gjatë ditës së sotme pritet që edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqin të ketë fjalën hyrëse për rastin që ka ndërtuar, pasi ekipet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paraqitën qëndrimet e tyre të martën.
Pra sipas asaj që është njoftuar sot do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi.
Seanca sot të nis nga ora 09:00, ku kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha dje se “do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së z. Krasniqi”.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë”.