Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së.
Sot pritet të paraqitet dëshmitari i ri i prokurorisë, ndërsa është dita e fundit e gjykimit për këtë javë.
Ndryshe edhe dje në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca duke qenë gjatë tërë kohës në sesion të mbyllur për mediat dhe publikun.
Në këtë seancë, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të 16-të, me kodin 03879.
Gjatë kësaj seance, dëshmitari u është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në këtë rast avokatit Gregory Kehoe.
Javën e ardhshme në rastin gjyqësor ndaj ish- krerëve të UÇK-së nuk ka seanca, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca


