Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende mund te sjellin riga shiu, përcjellë KosovaNews.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s./KosovaNews/