KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot mbyllet konkursi për pranimin e policëve në veri, ministri Sveçla i kënaqur me aplikimet
Siguri

Sot mbyllet konkursi për pranimin e policëve në veri, ministri Sveçla i kënaqur me aplikimet

Kosova News
Kosova News 09:58 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot pritet të mbyllet konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve që do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i kënaqur me aplikimet. Ndërsa, ekspertë të sigurisë thonë se konkursi mund të dështojë si pasojë e numrit të vogël të aplikimeve, që është rezultat i presionit të Serbisë.

Konkurs i hapur në fillim të janarit për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve, që do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit, pas dorëheqjeve të ish policëve serbë, pritet të mbyllet sot. Duke mos treguar numrin e aplikantëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se është i kënaqur me aplikimet.

“Mund të them lirisht se jam i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë. Ky konkurs do të jetë në vazhdimësi i hapur derisa nuk plotësohen të gjitha vendet. Por, tani për tani jam shumë i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë për sa i përket aplikimeve”, tha Sveçla.  

Marrë parasysh zhvillimet në veri, numri i aplikuesve mund të jetë i vogël, vlerësojnë ekspertë të sigurisë. Njëri nga ta, Fadi Kajtazi, thotë se ky konkurs mund të dështojë, si pasojë e presionit të madh të institucioneve të Serbisë te pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

“Gjasat për të konkurruar pjesëtarë të nacionalitetit serb në këtë konkurs për policë të Kosovës, janë tepër të vogla. Jo për shkak se qytetarët e pjesës veriore nuk kanë dëshirë, por për shkak se ekziston një frikë e ngjashme, si për shembull, ata qytetarë serbë që regjistronin veturat me targa RKS u digjeshin veturat apo përjetonin presione të ndryshme”, tha ai. 

Teksa flet për presionin nga Serbia, në drejtim të serbëve lokalë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, shprehet skeptik për sa i përket përmbylljes me sukses të konkursit për policë të rinj.

“Unë vazhdoj të mendoj në atë se ndoshta do të ishte një zgjidhje më e mirë politike, mundësia e rikthimit të zyrtarëve policorë, përveç atyre që nuk janë të involvuar në kryerjen e veprave penale si dhe disa eprorëve aty që kanë qenë iniciatorë për bashkëpunim të vazhdueshëm me regjimin në Beograd. Pra, mendoj se me një zgjidhje politike, rikthimi do të ishte i mundshëm”, tha Ibishi.   

Konkursi që fillimisht ishte paraparë të mbyllej më 27 janar, pritet të mbyllet sot. Nga Policia, nuk kanë treguar numrin e aplikantëve.

“Siç jeni të informuar konkursi është i hapur, ndërsa për sa i përket procesit të mëtejmë  do të informoheni me kohë”, kanë thënë nga policia kur janë pyetur për numrin e aplikantëve, dhe nëse mund të zgjatet sërish afati për aplikim, në rast se numri i aplikimeve është i ulët.

Gjithashtu lexoni:

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Studimi i ri i OBSH-së: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
20:37 -01/07/2025
Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez
20:34 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?