Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kuvendit, në rend dite janë dy pika kryesore: miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të paraqitura.
“Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, këto janë pikat e rendit të ditës, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.


