KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot mblidhen shtatë komisione të Kuvendit të Kosovës
Politikë

Sot mblidhen shtatë komisione të Kuvendit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:46 -24/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës së martë [sot]  në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhjen e radhës shtatë Komisione Parlamentare.

Fillimisht nga ora 10:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të shqyrtojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Pastaj Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës si dhe Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës.

Po ashtu në orën 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti  dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ndërsa nga ora 13:00 do të mblidhen edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

“Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës si dhe Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton projektligjet për aderim në Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare; për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështjet civile apo tregtare” si dhe atë për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit; të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton një propozim të Organizatave Joqeveritare”.

Gjithashtu lexoni:

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Kosova News 24/09/2024 24/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Moti sot me diell, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
08:03 -16/06/2025
Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?