KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot finalja e Conference League, Fiorentina sfidon West Ham
Sport

Sot finalja e Conference League, Fiorentina sfidon West Ham

Kosova News
Kosova News 10:58 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një finale që vlen për lavdinë. Një trofe që shërben edhe për pjesëmarrjen në Kupat e Europës gjatë sezonit të ardhshëm. Sfida ndërmjet Fiorentinës dhe West Ham në Conference League ka shumë të përbashkëta.

Të dyja skuadrat e kanë fituar trofeun e fundit në turnetë e UEFA-s në vitet ’60. Gjithashtu, si Fiorentina, ashtu edhe West Ham e mbyllën kampionatin jashtë zonës europiane, dhe triumfi në finalen e Pragës është mënyra e vetme që të jenë në arenën ndërkombëtare.

Vincenzo Italiano, trajner i Fiorentinës, u shpreh: “West Ham ka talent dhe kualitet. Janë të fortë fizikisht dhe dinë të luajnë edhe fort kur është e nevojshme. Provojnë gjithmonë të rikuperojnë topin dhe të nisen në kundërsulme. Duhet të jemi të kujdesshëm. Në sfida të tilla, diferencën e bëjnë detajet. Çdo gabim mund të vendosë ndeshjen. Dy finale brenda një sezoni janë arritje e madhe, por tani duam të fitojmë trofeun”.

Ndërsa David Moyes, trajner i West Ham, shprehet: “Fiorentina më ka befasuar për mirë. Do të luajnë finalen e dytë të Kupës dhe kjo tregon shumë për punën që kanë bërë. Janë një kundërshtar i komplikuar, skuadrat italiane janë gjithmonë të vështira. Kemi shumë respekt, por duam të marrim në shtëpi kupën”.

Fiorentina ka shkruar historinë, pasi janë ekipi i parë italian që ka arritur në të katërta finalet e UEFA-s. Por, pasi humbën finalen e Kupës me Interin, vjollcët do të synojë të triumfojnë në Conference League për të përmirësuar edhe ecurinë europiane, ku kanë fituar vetëm një nga katër sfidat për trofeun.

Gjithashtu lexoni:

Ekipet angleze në garë për Amir Rrahmanin

“Koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve”, Tifozat Kuq e Zi godasin FSHF-në pas ndeshjes me Letoninë

Barcelona do të shesë katër lojtarë, njëri prej tyre nuk dëshiron të largohet nga klubi

Shqipëria barazon me Letoninë

Letoni – Shqipëri, formacionet zyrtare

Kosova News 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
23:11 -11/06/2025
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
22:48 -11/06/2025
Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
22:45 -11/06/2025
Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
22:14 -11/06/2025
Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE
21:48 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?